Kroati Edi Xhelalija më nuk është trajner i KB Pejës.
Lajmi është konfirmuar edhe nga kryetari i klubit, Fatmir Gashi për KOHËN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGashi ka thënë se Xhelalija më nuk është trajner i Pejës kurse trajneri i ri, do të vijë muajin e ardhshëm por që nuk e ka zbuluar emrin e tij.
“Po, Bordi i klubit ka marrë vendim për shkarkimin e trajnerit Edi Xhelalija. Ndërsa, trajnerin e ri do ta marrim pas Vitit të Ri, ndonëse ende nuk kemi ndonjë emër konkret”, është shprehur Gashi.
Shkarkimi i kroatit Xhelalija ka ardhur një ditë pas humbjes së Pejës në shtëpi nga skuadra e Ponte Prizrenit. Për Pejën kjo ishte humbja e tretë këtë edicion karshi shtatë fitoreve në dhjetë xhiro të zhvilluara. Xhelalija mori drejtimin e Pejës në fillim të këtij edicioni.
KB Peja, aktualisht zë vendin e dytë në tabelë me 17 pikë të mbledhura, një më pak se Rahoveci që është lider, dhe ndeshjen e fundit kampionale për këtë vit e luan në vikend kundër Bashkimit në Prizren.