Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trippier suspendohet për dhjetë javë nga futbolli shkaku i basteve

Reprezentuesi i Anglisë, Kieran Trippier, është suspenduar për dhjetë javë nga futbolli dhe është gjobitur me 70 mijë funte për thyerjen e rregullave të bastvënies.

Trippier është shpallur fajtor nga Federata e Futbollit të Anglisë pas një hetimi që ishte bërë në lidhje me shkeljet e pretenduara të rregullave të bastvënies në korrik të vitit 2019.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto akuza ndaj mbrojtësit të Atletico Madridit së pari u paraqitën në maj, dhe ai u tërhoq nga skuadra e Anglisë për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Danimarkës në tetor, pasi u paraqit në një seancë dëgjimore të organizuar nga Federata e Futbollit të Anglisë.

Është thënë se Trippier ka thyer shtatë rregulla të bastvënies, dhe katër nga këto janë dëshmuar.

“Kieran Trippier është suspenduar për dhjetë javë dhe është gjobitur me 70 mijë funte për thyerje të rregullave të bastvënies”, është njoftuar nga Federata e Futbollit të Anglisë.