Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zuerichu ia hap dyert Mehmedit

Presidenti Ancillo Canepa ka thënë se Admir Mehmedi e ka derën e hapur të kthehet në klubin të cilin e udhëheq, Zuerich. Ai ka thënë se e ka takuar Mehmedin gjatë grumbullimit me Zvicrën, të cilit ia ka bërë me dije se e ka të hapur derën për një kthim në Zuerich.

Ditë më parë, pas një kohe të gjatë në skuadrën zvicerane është kthyer mesfushori Blerim Xhemaili.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në filozofinë tonë të klubit, nuk ia kemi mbyllur derën askujt. Gjithmonë dera është e hapur për lojtarët që kanë luajtur dhe që nuk e kanë lënë pa përfitim klubin. Unë i kam takuar ish-lojtarët tanë gjatë grumbullimit me Zvicrën dh u kam thënë se dera është e hapur”, ka thënë Canepa.

Aktualisht, Mehemdi është lojtar i Wolfsburgut.

Mehmedi me Zuerichun si senior ka luajtur nga viti 2008 deri në vitin 2012. Për Xhemaililin, Mehmedi ka thënë se do të jetë lider i Zuerichut.