Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi qetëson tifozët e Barcelonës, flet për situatën e krijuar te katalonjasit

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka folur për situatën e krijuar në klubin spanjoll. Sulmuesi argjentinas ka konfirmuar se donte të largohej nga Barcelona para fillimit të këtij edicioni, por tani është i lumtur në “Camp Nou”.

“Është e vërtetë se kalova kohë të tmerrshme në verë, por ajo filloi më herët. Para verës kalova periudhë të vështirë dhe kjo ndikoi edhe në fillim të sezonit, por tani jam mirë, jam i ngazëllyer dhe gati të luftoj për gjithçka. E di se klubi po përjeton kohëra të vështira me administrimin dhe këto gjëra, por unë jam këmbëngulës”, deklaroi Messi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Messi ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021, të cilën ende nuk e ka vazhduar. Për yllin argjentinas interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Manchester City e PSG-ja.