Sport

Prishtina fiton derbin kundër Ballkanit, i hap rrugë Dritës për “titullin vjeshtor”

 

Prishtinë, 13 dhjetor – Penalltia e fituar nga Leotrim Kryeziu në fund të ndeshjes dhe e shndërruar në gol nga Besnik Krasniqi, ka qenë vendimtare për Prishtinën, e cila e mposhti Ballkanin me rezultat 2:1, në derbin e javës së 18-të, të fundit për stinorin vjeshtor të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja e zhvilluar të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet u karakterizua me raste të mira shënimi nga të dyja skuadrat, por në fund tri pikë i takuan skuadrës së Prishtinës.