Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sonte meçi Joshua – Pulev, në program edhe Florian Marku

Pasi është hakmarrë për humbjen e befasishme kundër Andy Ruizit dhe e morri përsëri titullin e kampionit të botës në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, Anthony Joshua do të rikthehet sonte në ring ku do të ndeshet me Kubrat Pulevin, me fillim nga ora 23:00.

Një fitore e mundshme sot e Joshuas, do ta shihte atë të afrohej një hap më afër meçit kundër kampionit të WBC-së, Tyson Fury, ku do t’i regjistronte katër kategoritë e njohura botërore nën emrin e tij.

Po ashtu para përballjes Joshua-Pulev, në program parashihen të zhvillohen edhe disa përballje të tjera, ku ndër to do të jetë edhe boksieri shqiptar Florian Marku kundër Jamier Stewart në kategorinë e peshave të lehta, transmeton kp. 

Marku u pa i emocionuar për ditën e sotme, ku përmes rrjetit social “Facebook” postoi një status që thoshte “Mirëmëngjesi Botë. Sot është dita ime”.

Programin e plotë të përballjeve të parapara për sot, para meçit mes Joshua e Pulev, mund t’i gjeni të bashkangjitura më poshtë.

Edhe Marku bokson më 12 dhjetor në mbrëmjen në të cilën Joshua ndeshet me Pulevin Sport Marku bokson më 12 dhjetor në mbrëmjen në të cilën Joshua ndeshet me Pulevin

23:00 Anthony Joshua - Kubrat Pulev IBF, WBA, WBO (Kategoria e peshave të rënda)

Lawrence Okolie - Nikodem Jezewski

Hughie Fury - Mariusz Wach

Martin Bakole - Sergey Kuzmin

Kieron Conway - Macaulay McGowan

Edhe Joshua kundër Pulevit më 12 dhjetor Sport Joshua kundër Pulevit më 12 dhjetor

Florian Marku - Jamie Stewart (19:00)

Qais Ashfaq - Ashley Lane