Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marku bokson më 12 dhjetor në mbrëmjen në të cilën Joshua ndeshet me Pulevin

Boksieri shqiptar Florian Marku do të boksojë më 12 dhjetor në Wembley kundër britanikut Alex Fearon. Dueli do të jetë në mbrëmjen e njëjtë kur do të ndeshet Anthony Joshua me Kubrat Pulevin për titujt e botës në versionet WBA, IBF, WBO e IBO në peshën e rëndë.

Për Markun, që bokson në kategorinë velter, është dueli i tetë në boksin profesionist. Britaniku Fearon ka nëntë fitore e dy humbje.

“Përshëndetje ndjekësit e mi nga e gjithë bota. Ne kemi një luftë këtë të shtunë si parameç i Joshua – Pulevit. Lufta ime do të transmetohet drejtpërdrejt në SkySports dhe jam krenar që jam pjesë e shfaqjes më të madhe të boksit këtë vit”, ka shkruar Marku në Facebook.