Eintracht Frankfurti dhe Dortmundi kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dhjetë të Bundesligës gjermane.
Skuadrat barazuan me rezultat 1:1.
Daichi Kamada realizoi i pari në ndeshje duke i dhenë epërsinë Frankfurtit në minutën e nëntë. Rezultatin e barazoi Giovanni Reyna në minutën e 56-të.
Dortmundi ka 19 pikë në pozitën e tretë në tabelë, tri më pak se lideri Bayerni dhe një më pak se Leipzigu që është i dyti. Frankfurti është i teti me 13 pikë.