Sport

Basketboll, ndeshje të mbetura luhen këtë mesjavë

Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen dy ndeshje të mbetura në Superligën e Kosovës në basketboll, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Peja e pret Bashkimin në palestrën “Karagaçi” të mërkurën, derisa një ditë më vonë në Prishtinë do të luhet dueli ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit. Ndeshja e së mërkurës luhet nga ora 15:00, kurse ajo në Prishtinë nga ora 16:30. Të dy ndeshjet i takojnë xhiros së katërt të elitës së basketbollit kosovar, që u patën shtyrë për shkak të rasteve me koronavirus. Ndërkohë ishin shtyrë edhe ndeshje tjera për të ruajtur lojtarët e përfaqësueses, pas rasteve të shumta me COVID-19.

Ndërkohë në Superligën e femrave do të zhvillohet ndeshja e mbetur ndërmjet Prishtinës dhe Penzës, që i takon javës së katërt. Kjo ndeshje luhet të mërkurën prej orës 16:30 në Prishtinë.