Sport

Italia ia del ndaj Polonisë

Skuadra e Italisë ka mposhtuar Poloninë në ndeshjen e Ligës së Kombeve. Ndeshja përfundoi 2-0, ku golin e parë në ndeshje e shënoi Jorginho, në minutën e 27-të nga pika e bardhë dhe Berardi, pesë minuta para fundit të takimit.

Pas kësaj fitoreje, Italia renditet e para në Grupin me 9 pikë, ndërsa Polonia e treta me shtatë pikë.