Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi, nënvizoi se lojtarët që ai i drejton, nuk e patën përvojën e duhur.
Ai thotë se mosha e re në ekip, mund të vlerësohet pozitive e të përdoret për të ardhmen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova pësoi me rezultat prej 1 me 0 ndaj Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin U21.
“Mesfushorët kanë luajtur më shumë me qendërmbrojtësit. Nuk kishte vetëbesim. Taktikisht lojtarët nuk kanë qenë në nivelin e duhur. I futa këta lojtarët më të shpejtë, Selmanin dhe Baftiun, për ta shpejtuar lojën dhe normal që biseduam për dobësitë e pjesës së parë. Kam dashur që me këta djem të rinj ta kenë posedimin e topit”, ka thënë Prekazi pas ndeshjes, transmeton KOHA.
E në pjesën e dytë, sipas tij, futbollistët kanë qenë në nivelin e duhur, por kur nuk shënon edhe humb.
“Ata e shfrytëzuan gjysmërastin dhe shënuan. Na ka kushtuar mospërvoja. U vërejt te rasti i Kryeziut. Ai krijoi disa mundësi, por nuk e pati përvojën e duhur. Kur u fut në lojë, pas 15 minutash pati problem me frymëmarrje, sepse niveli në këto lojë është i lartë dhe nevojitet përvoja”, ka thënë selektori i Kosovës U21, Rafet Prekazi.