Sport

Liverpooli pa Alexander-Arnoldin deri në dhjetor

Foto: Reuters

Liverpooli pritet të luajë pa Trent Alexander-Arnold deri në dhjetor pasi kishte pësuar një lëndim në pulpë të dielën në barazimin 1:1 me Manchester Cityn.

Mbrojtësi i krahut të djathtë u largua në pjesën e dytë si pasojë e lëndimit.

Ai tani pritet të mungojë në ndeshjet me Leicesterin, Atalantan dhe Brightonin, ndërsa do të jetë në dyshim për përballjet me Ajaxin, Wolvesin dhe Midtjyllandin në fillim të muajit dhjetor.

Pas ndeshjes, Jurgen Kloppi ka konfirmuar se Arnoldi do të mungojë edhe për Anglinë në ndeshjet ndaj Irlandës, Belgjikës e Islandës.

Në mbrojtje, Liverpooli është edhe pa yllin Virgil van Dijk dhe zëvendësuesin e tij, Fabinho.