Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

E bronzta e Lorianës kompleton kthimin e fuqishëm të xhudos kosovare

Distria Krasniqi mundësoi fillim të furishëm të Kosovës në garën që shënon rikthimin e ngjarjeve të mëdha të xhudos. Loriana Kuka mundësoi përfundim të suksesshëm të saj.

Ndonëse jo me shkëlqim ari, medalja e fituar të dielën nga Loriana Kuka vlerësohet me shumë peshë. Ajo fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 78 kilogramë. Distria të premten kishte fituar të artën në kategorinë deri 48 kilogramë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy medalje vlerësohet bilanc shumë i mirë i Kosovës në Grand Slamin e Budapestit, që të dielën përfundoi në kryeqendrën e Hungarisë. Është gara e parë e Turit Botëror të Xhudos që nga muaji shkurt. Për shkak të pandemisë, garat e xhudos nuk janë mbajtur për kohë të gjatë.

Kosova kishte fituar medalje në Grand Slamin e Parisit në muajin shkurt dhe këtë fundjavë e vazhdoi aty ku e la – me medalje.

Loriana Kuka, që tashmë vlerësohet pretendente serioze për medalje, ka pasur një ditë të mirë të dielën. Ishte kandidate edhe për të artën, por një moment pakujdesie e mbajti jashtë finales.