Skuadra e Bayernit ka mposhtur Frankfurtin me rezultat 5-0. Në ndeshjen e zhvilluar pa tifozë në Allianz Arena, Robert Lewandowski ka shënuar një het-trik, ndërsa Sane dhe Musiala janë në listën e golashënuesve.
Pas këtij takimi, Bayern Munich renditet në pozitën e dytë në Bundesligë me 13 pikë, ndërsa Eintracht Frankfurt është e gjashta me gjithsej tetë pikë. Pozitën e parë pas pesë ndeshjeve të zhvilluara e mban Leipzigu, me 13 pikë. Në këtë kampionat, polaku Lewandowski, ka shënuar deri më tani 10 gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo