Ka kaluar në parim Projektligji për Byronë Shtetërore dhe Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Projektligji ka marrë 81 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim.
Deputetet kanë votuar në parim edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizimit.
Kuvendi gjatë seancës ka miratuar në parim edhe disa projektligje tjera, përfshirë atë për Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor. Projektligji për rekrutimin, vlerësimin e peformancës, kontrollin e integritetit dhe statusin e gjyqtarëve e prokurorëve, projektligji për përgjegjësi disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Projektligji për Akademinë e Drejtësisë. Po ashtu projektligje për Energjinë, Energjinë Elektrikë, Inovacion e Ndërmarrësi.
Edhe
Miratohet në parim projektligji për Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë
Projektligjin për pagesat e vonuara në transaksionet tregtare, po ashtu ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore të vitit 2026. Po ashtu u miratua në parim projektligji për menaxhimin e resurseve ujore.
Me miratimin e këtij të fundit u mbyll seanca e jashtëzakonshme.
-
Miratohet Ligji për Byronë e konfiskimit të pasurisë
-
Komisioni miraton projektligjin për Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë
-
Qeveria për herë të tretë miraton projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë
-
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë shtetërore për verifikimin e konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme