Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni triumfon minimalisht ndaj Frankfurtit

Bayern Munichu ka shënuar fitore të vështirë ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultatin 1:0.

Tri pikë në këtë takim “bavarezëve” ua siguroi Leroy Sane.

Kampionia në fuqi e dominoi takimin, por shënoi vetëm një gol. Në minutën e 71-të Sane realizoi për 1:0. U asistua nga Joshua Kimmich.

Bayerni pas 24 ndeshjeve në Bundesliga mbetet lider me 58 pikë. Frankfurti mbetet në pozitën e 10-t me 31 pikë.

Artikuj të ngjashëm