Kampioni i Kosovës në konkurrencë të femrave në hendboll, ka mësuar të martën kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane.
Shorti i tërhequr në Vjenë ka caktuar që Ferizaj në raundin e tretë të kësaj gare të përballet me skuadrën turke, Muratpasa Belediyesi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e parë duhet të luhet në Turqi kurse e kthimit në Ferizaj. Është hera e parë që Ferizaj do të garojë në arenën evropiane. Ndeshjet e Ferizajt me skuadrën turke Muratpasa do të luhen më 14/15 nëntor dhe një javë më vonë.
Ndërkohë, kundërshtarin e ardhshëm evropian të martën e ka mësuar edhe Istogu. Istogu në raundin e tretë të Kupës Evropiane do të përballet me skuadrën nga Bjellorusia, Victoria-Berestie. Ndeshja e parë duhet të luhet më 14 apo 15 nëntor në Bjellorusi, ndërsa e kthimit një javë më vonë në Istog. Istogu në raundin e dytë e eliminoi Vushtrrinë. Tani e pret një udhëtim i largët për në Bjellorusi. Shorti për raundin e tretë të Kupës Evropiane është tërhequr të martën në Vjenë. Për herë të parë Kosova i ka dy skuadra në raundin e tretë.