Hendbollistet e Istogut kanë mësuar kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane. Në këtë raund, Istogu do të përballet me ekipin nga Sllovakia, Iuventa Michalovce pas shortit të tërhequr të martën në Vjenë.
Istogu nuk ishte bartës në short, ndërsa në raundin e tretë të kësaj gare, avancoi pasi eliminoi ekipin nga Portugalia 1Maio/Ada vikendin e shkuar në kuadër të raundit të dytë. Istogaset për herën e shtatë rresht paraqiten në garat evropiane, ndërsa për herë të tretë kanë kaluar kundërshtarin e parë.
Duelet mes Istogut dhe ekipit sllovak, do të luhen në muajin e ardhshëm. Ndeshja e parë, do të luhet më 11/12 nëntor ndërsa ajo e kthimit më 18/19 nëntor. Istogu duelin e parë ndaj Iuventas Michalovce e luan në udhëtim.