Talenti kosovar Andi Zeqiri megjithatë do të vazhdojë të luajë me Zvicrën. Këtë e ka bërë të ditur agjenti i tij Michel Urscheler nga Gold Kick SA.
“Kompania Gold Kick SA dëshiron të njoftojë, se futbollisti me shtetësi të Zvicrës dhe Kosovës, Andi Zeqiri, sot i ka dërguar një letër Federatës së Futbollit të Zvicrës, në të cilën e ka konfirmuar, se edhe mëtutje dëshiron të luajë për përfaqësuesen e Zvicrës. Kjo duhet (momentalisht) të ndalë spekulimet dhe informatat, që kanë dal nga mediume të ndryshme ndërkombëtare”, ka shkruar agjenti i tij në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBabai i Zeqirit mbrëma për SuperSport Kosova kishte thënë se Andi ka vendosur për Kosovën, por se mbetet ende çështja e dokumentacionit të rregullohet. Kjo bëri bujë edhe në mediumet e Zvicrës, ku u shkrua për humbjen e talentit të madh. Por nga kompania menaxhuese e Zeqirit, thuhet se 21-vjeçari ende do të vazhdojë me Zvicrën. I pari i FFK-së, Agim Ademi, vazhdimisht ka theksuar se Zeqiri do të luajë për Kosovën.
Zeqiri është shumë afër transferimit te klubi i Premier Leagues, Brighton. Ai në Zvicër vlerësohet supertalent.