Pas Mattia Perinit e Lasse Schones edhe 8 lojtarë të tjerë dhe 4 pjesëtarë të stafit të skuadrës së Genoas kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, menjëherë pas ndeshjes së zhvilluar ndaj skuadrës së Napolit një ditë më parë.
Lajmi është konfirmuar nga klubi i Serie A të hënën, i cili në njoftim bën të ditur se ka njoftuar edhe autoritetet, ndërsa të prekurit me koronavirus janë duke ndjekur protokollet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTamponët u janë marrë edhe futbollistëve të Napolit, të cilët një ditë më parë u përballën me Genoan, ku fituan 6:0.
Ndërkohë, pak ditë më parë, edhe dy lojtarë të Milanit, Leo Duarte dhe Zlatan Ibrahimoviq rezultuan pozitivë me Covid-19, ndërsa tashmë janë në izolim.