Sulmuesi i ri kosovar Andi Zeqiri sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te klubi anglez Brighton & Hove Albion.
Por, për shkak të pandemisë, 21-vjeçari testet mjekësore do t’i bëjë në Torino të Italisë, pasi Britania e Madhe e ka Zvicrën në listën e vendeve me rrezikshmëri, shkruan “Le Matin”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarizimi i Zeqirit te klubi i Premier Leagues së Anglisë pritet të bëhet nesër apo të mërkurën. Zeqiri është pjesë e Lausannes në Superligën e Zvicrës, ndërsa ai po kërkohet edhe nga Kosova. Madje nga FFK-ja është thënë se Zeqiri ka pranuar të luajë për Kosovën.