Ish-trajneri i Interit, Frank de Boer, do të jetë zëvendësues i Ronald Koemanit në postin e përzgjedhësit te Holanda. Ai do ta udhëheqë Përfaqësuesen e “Tulipanëve” kundër Italisë në muajin e ardhshëm.
Federata e Futbollit e Holandës bëri të ditur në mbrëmjen e së mërkurës se De Boer do të jetë përzgjedhës i ri pas Koemanit, i cili e la pozitën për t’u bërë trajner i Barcelonës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDe Boer do të jetë në krye të Holandës në Kampionatin Evropian verën tjetër dhe është mundësia që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për Botërorin 2022 në Katar.
Italia e mposhti Holandën në Amsterdam, kur Nicolo Barella e shënoi golin e fitores për italianët në Ligën e Kombeve.
Ndeshja kthyese luhet më 14 tetor.