Mesfushori Besar Musolli sot do të prezantohet nga skuadra e Gjilanit, ka mësuar të martën KOHA.
Sipas burimeve të afërta me futbollistin, Musolli ka marrë dokumentacionin e nevojshëm nga Shqipëria dhe te Gjilani do të kalojë si lojtar i lirë.
“Besari sot do të prezantohet te Gjilani. Ai ka marrë fletlëshimin nga Federata Shqiptare e Futbollit”, ka thënë në kushte anonimiteti një i afërm i Musollit.
Musolli 31-vjeçar në futbollin kosovar kthehet pas një kohe të gjatë. Së fundi ka luajtur te Kukësi, derisa karrierë ka bërë edhe te Hysi.