Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besar Musolli vazhdon kontratën me Gjilanin

Mesfushori nga Podujeva, Besar Musolli, e ka vazhduar kontratën me Gjilanin.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Gjilanit në “Facebook”.

Musolli ka nënshkruar me klubin nga Anamorava deri në vitin 2024.

“Sport Club Gjilani njofton se ka arritur të vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me Besar Musollin edhe për tri edicionet e radhës. Klubi e falënderon Besarin për besimin dhe i uron suksese drejt realizimit të objektivave që janë vendosur”, shkruan në njoftimin e Gjilanit.

Musolli erdhi te Gjilani në verën e vitit të kaluar pasi kishte përfunduar aventurën e tij të gjatë te Kukësi.

32-vjeçari e ka veshur edhe fanellën e Hysit.