Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suspendohet Neymari, hetohet Gonzalez për racizëm

Foto: Reuters

Neymari është suspenduar me dy ndeshje moslojë pasi ishte përjashtuar në sfidën ndaj Marseille.

LFP-ja gjithashtu ka konfirmuar se do të hetojë pretendimet e Neymarit për racizëm ndaj tij nga ana e futbollistit të Marseilles, Alvaro Gonzales.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në ndeshjen e së dielës, 13 shtator, në çastet e fundit të ndeshjes kishte shpërthyer një përleshje, të cilën e fitoi Marseille si mysafire me rezultatin 1:0.

Me këtë rast pesë futbollistë ishin përjashtuar.

Me karton të kuq ishin ndëshkuar Neymari, Layvin Kurzawa dhe Leandro Paredes në radhët e Parisit dhe Jordan Amavi e Dario Benedetto në radhët e Marseilles.