Pierre-Emerick Aubameyang ka nënshkruar kontratë të re, tre vjeçare, me Arsenalin.
Duke folur në një video live në Instagram, ylli i Arsenalit ka shkruar se, “më në fund, siç e dini, kam nënshkruar”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAubameyang është njëri ndër lojtarët më të mirë tek Arsenali, derisa është duke kaluar në një formë të shkëlqyer.
Qëkur ishte transferuar tek Arsenali ai ka më së shumti gola të shënuara në të gjitha garat se secili lojtar i Premier Ligës.
Në 111 ndeshje ai ka shënuar 72 gola, derisa ka fituar dy trofe dhe një herë Këpucën e Artë.