Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dyshohet se një anëtar i Liverpoolit ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Foto: Liverpool FC / Facebook

Dyshohet se një anëtar i klubit të Liverpoolit ka rezultuar pozitiv me koronavirus, në përgatitjet parasezonale që po i zhvillon kampioni anglez në Austri.

Liverpool Echo raporton se stërvitjet po vazhdojnë me normalitet përkundër këtyre raportimeve, derisa ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar rreth kësaj çështje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazeta austriake Kronen Zeitung ka raportuar sot se një anëtar që ka udhëtuar me klubin në Austri ka rezultuar pozitiv, derisa nuk bëhet e ditur nëse bëhet fjalë për një futbollist apo pjesëtar të stafit.