Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bologna ka një të dyshuar me koronavirus

Bologna ka thënë se një anëtar i skuadrës së parë dyshohet se është i infektuar me koronavirus. Klubi i Series A së Italisë në futboll ka shtuar se skuadra do të mbahet në një kamp stërvitor të izoluar nëse personi në fjalë del i infektuar.

“Në raundin e fundit të testimeve ka dal një rast i dyshuar pozitiv me COVID-19. Bëhet fjalë për një anëtar të stafit. Deri te rezultati përfundimtar, skuadra do t’i kthehet stërvitjeve individuale dhe në kohë të ndryshme nesër si masë paraprake, duke mos u përdorur dhomat e përbashkëta. Në rast se konfirmohet rasti pozitiv, atëherë grupi do të mbahet i izoluar në një kamp stërvitor”, është thënë në komunikatë të Bolognas.

Federata e Futbollit të Rumanisë (FRF) është duke përgatitur një protokoll të ri