Sport

Pochettino në radarin e klubit italian

Foto: Reuters

Raportohet Mauricio Pochettino është trajneri i preferuar për të marrë drejtimin e Romës.

Roma gjithashtu po synon që të marrë në radhët e veta edhe drejtorin e Barcelonës, Ramon Planes, transmeton KOHA.

Sipas gazetës Il Messaggero, Pochettino shihet si zgjedhja e parë nga Roma, pasi është edhe pa skuadër.

Pochettino gjithashtu ishte i lidhur me një kalim te Juventusi e Interi, derisa vet argjentinasi kishte thënë se është i interesuar për sfidën në Serie A.

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, kishte marrë kritika të shumta nga disa lojtarë për taktikat e tij, veçanërisht pas humbjes nga Sevilla në Ligën e Evropës.