Llapi ka transferuar sulmuesin nga Podgorica, Sava Gradasheviq. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit të Superligës së Kosovës në futboll.
Gradasheviq 27-vjeçar ka bërë karrierë në Mal të Zi duke luajtur për klube si Mornar, Deçiq e së fundi Kom Podgorica. Në 52 ndeshje me Komin ai shënoi 16 gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka qenë edhe pjesë e U-19 të Malit të Zi.
Prishtina në anën tjetër ka transferuar futbollistin e U-19 të Kosovës, Albin Prapashticën nga 2 Korriku. Prapashtica ka firmosur për tri vjet.