Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampioni olimpik e botëror del pozitiv në COVID-19, humb garën hapëse të “Diamond League”

Kampioni olimpik dhe botëror në vrapimin 3.000 metra me pengesa, Conselus Kipruto, do të humbasë garën e parë të “Diamond League” për këtë sezon në Monako, pasi ka rezultuar pozitiv në koronavirus, ka bërë të ditur BBC-ja.

Kipruto 25 vjeçar, ishte njëri prej 11 atletëve kenias që më 14 gusht duhej të garonte, pasi Qeveria franceze aprovoi vizat hyrëse për ta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, ai njoftoi se dështoi në testin për COVI-19 të shtunën.

“Unë nuk kam ndonjë simptomë dhe aktualisht jam në formë të mirë”, tha ai. “Unë kisha në plan të ndjekja rekordin e ri botëror”.

Kipruto fitoi të artën olimpike në “Rio 2016”. Po ashtu u shpall kampione bote në Londër më 2017 dhe në Doha vitin e shkuar.

“Unë dua të falënderoj Monakon dhe të gjithë që punuan për këtë garë, si dhe dua t’u uroj kolegëve garë të shkëlqyeshme”, shtoi Kipruto.

Pas garave ekzibicionale në Oslo dhe Zuerich në qershor e korrik, me këtë në Monako do të nisë zyrtarisht stinori i atletikës.