Finalja e Kupës së Italisë për edicionin tjetër është paraparë të luhet më 19 maj në stadiumin “San Siro” në Milan.
Kjo garë në shumicën e rasteve është luajtur në “Olimpico” të Romës, por nuk do të jetë e mundur për vitin tjetër, për shkak se Euro 2020 është shtyrë për verën tjetër pas ndikimit që e pati pandemia, raporton Sporti në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e parë e Evropianit do të jetë ajo ndërmjet Italisë dhe Turqisë më 11 qershor në “Olimpico”, e UEFA ka nevojë që stadiumi t’i dorëzohet prej 18 majit.
“Sport Mediaset” mëson se vendi ku do të zhvillohet finalja më 19 maj do të jetë “San Siro”, që do të ishte nikoqir për herë të parë që prej vitit 2007.