Sport

Vdes legjenda angleze e futbollit, Jack Charlton

Ka vdekur në moshën 85 vjeçare legjenda e futbollit anglez dhe klubit të Leed Unitedit, Jack Charlton, raporton Sky Sports.

Lajmin e ka konfirmuar Leeds-i, që ka bërë të ditur se ish-mbrojtësi i saj vdiq të premten pas një sëmundje të gjatë, transmeton KOHA.

Charlton kishte vendosur rekord te Leeds-i me 773 paraqitje përgjatë 23 vjetëve, duke u cilësuar si një nga mbrojtësit më të mirë. Derisa ka shënuar 96 gola për klubin, golashënuesi i nëntë më i mirë në histori të këtij klubi.

Ai gjithashtu ka pasur 35 paraqitje për Anglinë dhe luajti në të gjitha ndeshjet në triumfin e madh të Anglisë në Kupën e Botës më 1966, të cilën e kishte fituar Anglia duke e mposhtur në finale Gjermaninë Perëndimore me rezultat prej 4 me 2.

Ai gjithashtu ka qenë i suksesshëm si menaxher, duke e udhëhequr Irlandën drejt kualifikimit në dy Kupa të Botës dhe njëherë në Evropian.

Charlton ishte pensionuar në sezonin 1972/73, me ndeshjen e tij të fundit ndaj Southamptonit më 28 prill 1973.

Jack Charlton është vëllai i legjendës së Manchester Unitedit, Bobby Charlton.

{gallery}