Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni po avancon pas pjesës së parë

Bayerni ka përmbysur rezultatin dhe po avancon bindshëm pas pjesës së parë të ndeshjes ndaj Bayer Leverkusenit.

Rezultati pas pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së 30-të të Bundesligës është 3:1 në të mirë të Bayernit, që është mysafir. Lucas Alario kaloi Bayerin në epërsi në minutën e dhjetë. Rezultatin në 1:1 e barazoi Kingsley Coman në minutën e 27-të kurse Leon Goretzka shënoi për epërsinë 2:1 të bavarezëve. Serge Gnabry shënoi golin e tretë për Bayernin në minutën e 45-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

RB Leipzigu po udhëheq 1:0 ndaj Paderbornit, njëjtë si Mainzi ndaj Eintracht Frankfurtit. Ndërkohë rezultati në ndeshjen Fortuna Duesseldorf – Hoffenheim është 1:1.