Bayerni ka fituar sfidën spektakolare ndaj Frankfurtit me rezultat prej 5 me 2.
Vendasit krijuan epërsi prej 2 me 0 në pjesën e parë, transmeton KOHA. Goretzka e Muller shënuan golat në këtë pjesëlojë për Bayernin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE në pjesën e dytë u shënuan edhe pesë gola. Lewandowski e çoi epërsinë e bavarezëve në 3 me 0.
Mysafirët e ngushtuan rezultatin në 3 me 2 me dy gola të shënuar nga Hinteregger, i cili shënoi nga dy asistime të Rodes.
Por, Bayerni u kundërpërgjigj përmes Daviesit, i cili shënoi në minutën e 61.
E kur po luhej minuta e 74 Hinteregger shënoi autogol, për rezultatin përfundimtar prej 5 me 2.
Bayerni mban kreun me 61 pikë, derisa Frankfurti në vendin e 13 ka 28 pikë, me ç’rast kjo ishte humbja e pestë radhazi në ligë.