Sulmuesi i skuadrës elitare të Francës, Stade de Reims, Arbër Zeneli, përkundër që nuk ka luajtur qe një kohë të gjatë, ai është duke bërë stërvitje intensive.
KOHA ka siguruar pamje nga stërvitja e tij në ambient të mbyllur shkaku i pandemisë, ku shihet se ai është në një formë mjaft të mirë fizike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZeneli është kthyer nga një lëndim që e mbajti jashtë fushës për një kohë të gjatë.
Ai ishte lënduar në ndeshjen që Kosova e pati zhvilluar në Podgoricë kundër Malit të Zi më 7 qershor të vitit të kaluar, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian, që është shtyrë për vitin e ardhshëm.
Për “Dardanët” Zeneli 25-vjeçar ka shënuar shtatë gola në 18 paraqitje.