Chelsea është futur në garë për transferimin e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma, shkruan “Calciomercato”, transmeton Koha.net.
Trajneri i Chelseat, Frank Lampard e sheh Donnarumman si zëvendësues ideal për Kepa Arrizabalagan. Arrizabalaga po pritet të largohet nga klubi londinez në verë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, për Donnarumman 21-vjeçar janë duke u interesuar disa klube, përfshirë edhe Paris Saint-Germainin e Real Madridit. Portieri italian ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2021 dhe nuk po mendon ta vazhdojë atë.