Gara e famshme e çiklizmit “Tour de France” mund të organizohet pa shikues anash rrugës, në mënyrë që të minimizohet rreziku i përhapjes së koronavirusit, është thënë nga Ministria e Sportit e Francës, shkruan agjencia Reuters, transmeton Koha.net.
Pas shtyrjes së Kampionatit Evropian të futbollit dhe Lojërave Olimpike, gara “Tour de France” – që organizohet në periudhën qershor-korrik – është një nga ngjarjet e pakta sportive që ende nuk janë shtyrë apo anuluar.
“Tour de France është një moment sportiv. Së shpejti do të vendoset. Ka kohë për çdo gjë. Për tash, ne kemi një betejë më urgjente për të bërë. Të fokusohemi te ky mal para nesh dhe më pas shqyrtojmë për hapat e radhës”, ka shkruar ministrja Roxana Maracineanu në “Twitter”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga zëdhënësja e ministrisë është se po monitorohet situata.
“Nuk ka nxitim për të marrë një vendim tash.
Në një intervistë për “France Bleu” të mërkurën, Maracineanu tha se një opsion është të organizohet gara pa shikues anash rrugës.
“Modeli ekonomik i Tourit nuk është i bazuar në shitje të biletave, por në të drejta televizive. Gjatë periudhës së izolimit, të gjithë janë të vetëdijshëm për rreziqet dhe përgjegjësitë. Njerëzit kuptojnë përfitimet e qëndrimit në shtëpi dhe shikimit të ngjarjes nëpërmjet televizorit e jo në rrugë”, ka thënë Maracineanu.