Gara e “Tour de France” në konkurrencën e femrave është vendosur sërish pas 33-vjetësh mungesë, ka thënë drejtori i garës, Christian Prudhomme, para garës në konkurrencën e meshkujve.
“Do të kishte ndodhur këtë vit po të mos ishte pandemia e Covid-19, dhe mbi të gjitha, sportistët më të mirë në garën e meshkujve mund të mos jenë pasi janë Lojërat Olimpike të Tokios”, ka thënë Prudhomme për mediumin “The Guardian”.
“Por vendimi është marrë. Do të ketë ‘Tour de France’ në konkurrencën e femrave në vitin 2022, menjëherë pas përfundimit të garës së meshkujve”, përfundoi ai.
“Tour de France” në konkurrencën e femrave në të kaluarën është mbajtur prej vitit 1984 deri në vitin 1989.
Gara e vitit 2022 në konkurrencën e meshkujve është vendosur të mbahet prej 1 deri më 25 qershor.
-
Anulohet maratona e Parisit pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Francë
-
Slloveni Pogaçar fiton “Tour de France” për herë të katërt
-
Deschampsi konfirmon se do të largohet nga posti i selektorit të Francës pas Botërorit 2026
-
Franca organizatore e Lojërave Olimpike Dimërore 2030
-
Deschamps në krye të Francës deri më 2026