Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barreto lojtari i radhës i Sampdorias me koronavirus

Mesfushori paraguaian Edgar Barreto është lojtari i radhës i klubit të Serie A, Sampdoria që është diagnostikuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Paraguait në Itali, Roberto Melgarejo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Manolo Gabbiadini, Albin Ekdal, Antonino La Gumina, Morten Thorsby, Fabio Depaoli dhe Bartosz Bereszynski kanë rezultuar më herët pozitiv në teste për koronavirus.

“Barreto dhe bashkëshortja e tij kanë dal pozitiv me COVID-19 dhe janë në izolim. Ata janë mirë. Situata në Itali është mjaft serioze, dëshira ime më e madhe është që pandemia të mos bëhet e rëndë në Paraguai”, ka thënë Melgarejo për “La Union”.

Futbollisti çek i Sampdorias, Jakub Jankto ka njoftuar javën e kaluar se 15 persona në klubin e Sampdorias kanë dal të infektuar me koronavirus.

Barreto ka luajtur vetëm dy ndeshje me Sampdorian këtë stinor dhe në total ka luajtur 110 ndeshje për klubin nga Genoa që kur u transferua nga Palermo në korrik të vitit 2015.