Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Luis Alberto pranë rinovimit të kontratës me Lazion

Foto: Reuters

Mesfushori spanjoll Luis Alberto është pranë rinovimit të kontratës me klubin e Serie A së Italisë, Lazion, njofton “Gazzetta dello Sport” të martën, transmeton Koha.net.

Spanjolli pritet të firmosë kontratë të re të vlefshme deri në verën e vitit 2025. Luis Alberto ka qenë një prej lojtarëve më të dalluar të Lazios këtë stinor, ndërsa për shërbimet e tij po interesohen klubet e mëdha evropiane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kontrata aktuale e tij skadon në verën e vitit 2022. Mirëpo, Alberto do të vazhdojë kontratën me Lazion. Me kontratën e re do të ketë pagë vjetore prej 3 milionë euro plus bonuset.

Alberto 27-vjeçar Lazios iu bashkua nga Liverpooli në gusht të vitit 2016 për katër milionë euro. Ai ka luajtur 124 ndeshje për Lazion, ndërsa ka realizuar 24 gola dhe asistuar 40 tjerë.