Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një lojtar i Serie C testohet pozitiv me koronavirus

Një lojtar i klubit të Serie C të Italisë në futboll, Pianese është testuar pozitiv me koronavirus, njofton “La Gazzetta dello Sport” të enjten, transmeton Koha.net.

Futbollisti kishte simptoma të gripit dhe të mërkurën mbrëma ka rezultuar se është me koronavirus. Në të vërtetë simptomat e gripit ai i kishte shfaqur qysh fundjavën e kaluar dhe për këtë arsye nuk ishte aktivizuar në fushë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, ai ka qëndruar në drekë me bashkëlojtarët dhe gazeta italiane lidhë virusin me rrugëtimin e tij me tren për të vizituar prindërit e tij në Emilia.

Klubi Pianese ka anuluar stërvitjen e të enjtes dhe po pret direktivat i Institutit Shëndetësor të Italisë.