Ish-kampioni i Anglisë, Leicester City, është futur në garë për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të Lille, brazilianit Gabriel. Lajmi është bërë i ditur të premten nga e përditshmja franceze “L’Equipe”.
Bëhet e ditur se Leicesteri është i gatshëm që për transferimin e 22-vjeçarit në fund të këtij edicioni, të paguajë dëmshpërblim deri në 30 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGabriel këtë edicion është i pazëvendësueshëm te Lille, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023. Ai këtë edicion ka 31 paraqitje në të gjitha garat kurse po kërkohet edhe nga Arsenali e Evertoni.