Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketbollistët e Kosovës nisin përgatitjet për ndeshjet parakualifikuese për Botëror

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll i ka nisur të hënën përgatitjet për ndeshjet e para të parakualifikimeve për Botërorin e vitit 2023. Në kuadër të Grupit B të raundit të parë parakualifikues, Kosova të enjten (19:00) luan ndaj Islandës. Kjo ndeshje luhet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Të dielën Kosova luan në udhëtim ndaj Luksemburgut. Në grup me Kosovën është edhe Sllovakia.

Përzgjedhësi i ri i Kosovës, greku Christos Marmarinos të hënën paradite ka mbajtur stërvitjen e parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kemi filluar mirë stërvitjet dhe do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë, pasi nuk kemi shumë kohë. Synimet janë që të fitojmë. Atmosfera në ekip është shumë e mirë. 17 Shkurti është ditë e rëndësishme për Kosovën. Është e rëndësishme që lojtarët që bartin fanellën e Kosovës të përfaqësojnë sa më mirë shtetin në garat ndërkombëtare”, ka thënë Marmarinos për sajtin e FBK-së.