Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Porta e Kosovës, kurrë më e pasigurt

Hekuran Kryeziu ka nisur të luajë, e Arbër Zeneli ka nisur të stërvitet, e së shpejti pritet edhe të luajë.

Të tjerët, si Milot Rashica, Vedat Muriqi e Amir Rrahmani, kanë mbajtur formën e lartë, kurse disa “dardanë” kanë ndërruar skuadra në janar për më shumë minutazhë. Me gjithë këta, të shëndoshë e në formë, Përfaqësuesja e Kosovës pritet të jetë shumë më e fortë për ndeshjen e plejofit të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut, më 26 mars në Shkup, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, një problem që e ka përcjellë tash e sa kohë, do ta bartë me vete në ndeshjet e plejofit.

Portieri mbetet problem i madh. Shumë bile.

Dy portierët e parë, Përfaqësuesja e Kosovës i ka totalisht jashtë formës. Asnjëri, as Arijanet Muriq e as Samir Ujkani nuk po mbrojnë për skuadrat e tyre. Madje, portieri i parë, Muriq, ndeshjen e fundit e ka zhvilluar më nëntor, kur u paraqit me Kosovën në ndeshjen kundër Anglisë.

Ai është i huazuar nga Manchester City te Nottingham Foresti në Championship, por ka muaj që ka humbur vendin e titullarit. E, së fundmi, as nuk po përfshihet në ekip. Kishte shpresë se në janar do të ndërronte skuadër për të gjetur hapësirën që i duhet, por të enjten u bë e ditur se ai do të mbetet në Nottignham deri në fund të stinorit.

“Natyrisht që është shqetësuese situata e portierëve dhe do të kishim dashur që ata të jenë titullarë nëpër ekipet e tyre apo të kenë minutazhë më të madhe, por kjo është situata aktuale. Po shpresojmë që edhe Muriqi edhe Ujkani, deri në muajin mars, të kenë paraqitje me ekipet e tyre. Mbi të gjitha, ne funksionojmë si grup dhe nuk besoj se do të vërehet ndonjë pikë e dobët, pasi kjo është ajo që e karakterizon ekipin tonë”, ka thënë ndihmëstrajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti.

Te Përfaqësuesja e Kosovës pranojnë telashin me portierin. Por, nuk kanë zgjidhje tjetër. Vetëm portieri i tretë, Visar Bekaj, po luan rregullisht për skuadrën e tij, por ai aktivizohet në Superligën e Kosovës me Prishtinën dhe trajneri Bernard Challandes nuk është i gatshëm t’i besojë ende.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)