Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli mposht Rahovecin për të nxehur garën për titull

Golden Eagle Ylli ka mposhtur Rahovecin në kuadër të xhiros së 24-të të Superligës së Kosovës në basketboll për të nxehur edhe më shumë garën për më të mirin e sezonit.

Skuadra nga Suhareka fitoi ngushtë 88:84 në një ndeshje që nisi më mirë për mysafirët nga Rahoveci. “Vreshtarët” fituan periudhën e parë 23:16, por Ylli u rikthye në të dytën duke kaluar në epërsi, pas fitores 25:16. Periudha e tretë ishte e barabartë, ndërsa në të katërtën Ylli shtoi epërsinë edhe për dy pikë për fitoren e rëndësishme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë fitore, Ylli arrin në kuotën e 36 pikëve pas 21 ndeshjeve dhe del në pozitën e dytë në tabelë. Rahoveci prin me 38 pikë e 22 ndeshje. Prishtina është e treta me 35 pikë e 20 ndeshje. 35 pikë ka edhe Prizreni me 22 takime të zhvilluara. Bashkimi ka 34 pas 21 ndeshjeve, ndërsa Peja 33 me po ashtu 21 ndeshje.

Tri pozitat e fundit janë Trepça e Feronikeli me nga 26 pikë dhe Lipjani krejt në fund me 22.