Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa arrin në finale të Kupës EFL

Aston Villa ka mposhtur Leicesterin 2 me 1 për t’u kualifikuar në finalen e Kupës EFL në Angli.

Targett e Trezeguet realizuan për vendasit, ndërsa Iheanacho shënoi golin e vetëm për Leicesterin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Takimi i parë kishte përfunduar 1 me 1 dhe Villa kalon tutje me bilanc të përgjithshëm 3 me 2.

Në finale, Aston Villa do të përballet me fituesin e duelit Manchester United – Manchester City. City fitoi ndeshjen e parë 3 me 1, ndërsa ajo e kthimit zhvillohet të mërkurën në Etihad.