Aston Villa ka udhëhequr 1:0 dhe 2:1. Por në fund humbi 4:2 nga Manchester Unitedi. Ndeshja e luajtur në “Old Trafford” të enjten mbrëma i ka takuar rrethit të tretë të EFL Cup.
Me fitoren 4:2 Manchester Unitedi ka avancuar në raundin e katërt.
Në raundin e katërt të League Cup do të paraqiten gjithsej 16 skuadra. Ollie Watkins kaloi në epërsi Villan me golin e shënuar në minutën e 48-të. Por menjëherë në minutën e 49-të Anthony Martial barazoi rezultatin në 1:1. Diogo Dalot shënoi autogol në minutën e 61-të për epërsinë 2:1 të Aston Villas.
Skuadra nga Manchesteri i shënoi edhe tre gola të tjerë deri në fund. Marcus Rashford barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 67-të. Për 3:2 shënoi Bruno Fernandes në minutën e 78-të, ndërsa Scott McTominay vendosi rezultatin përfundimtar, 4:2, në minutën e 91-të.