Lojtarët e LA Lakers janë në zi pas vdekjes së legjendës së klubit, Kobe Bryant, në një aksident ajror.
Lojtarët e klubit të njohur të NBA-së ishin duke u kthyer në Los Angeles nga Philadelphia kur kuptuan për lajmin për vdekjen e 41-vjeçarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe të arritur në Los Angeles lojtarët u panë të mërzitur, me yllin LeBron James që është parë në lot e teksa përqafonte një grua gjatë rrugës.
Vdekja e Bryantit erdhi vetëm një ditë pasi LeBron ia kaloi në listën e top-koshashënuesve në historinë e NBA-së. Të dy kishin shprehur respektin për njëri-tjetrin pas kësaj të arriture.
Pos Bryantit, në aksidentin me helikopter vdiqën edhe tetë persona të tjerë, përfshirë të bijën e Bryantit.