Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City pa problem ndaj Fulhamit, vazhdon garën në FA Cup

Foto: Reuters

Manchester City ka shënuar fitore të lehtë ndaj Fulhamit në 1/16 e finales në FA Cup, për t’u kualifikuar në raundin tjetër të kësaj gare.

Skuadra e Pep Guardiolës shënoi fitore prej 4 me 0, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fulhami e nisi shumë keq takimin, duke mbetur me një lojtar më pak në fushë qysh në minutën e gjashtë kur Ream u ndëshkua me të kuq.

E pas dy minutave City kaloi në epërsi përmes Gundoganit, i cili shënoi nga penaltia.

Kurse epërsinë e dyfishoi Bernardo Silva në minutën e 19 pas asistimit nga Fodeni.

Në pjesën e dytë kampioni anglez shënoi edhe dy herë, përmes sulmuesit Gabriel Jesus, që vendosi edhe rezultatin final të takimit.